top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DENONCOHET SE NË NIGERI NDAJ 30 MILIONË TË KRISHTERËVE USHTROHET GENOCID | 1 PRIFT U RRËMBYE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 31, 2023
  • 1 min read

Nigeri | Murtaja e rrëmbimeve të besimtarëve të krishterë në Nigeri vazhdon të marrë viktima.


Ka pasur një tjetër rrëmbim të një kleriku të krishterë në Nigeri.


Ky është Atë Thaddeus Tarhembe, i rrëmbyer nga famullia e tij e Shën Anës, në këshillin lokal të Ibi-t, të shtetit Taraba, në veri-lindje të vendit.


Sipas asaj që raportohet nga Fides, një bandë personash të armatosur hynë në rektorat dhe e rrëmbyen me forcë At Tarhembe-n.


Vetëm në vitin 2022, 32 persona që i përkisnin klerit u rrëmbyen në Nigeri, një shifër të cilës po i afrohemi edhe në vitin 2021, e thënë kjo sipas vlerësimeve të bëra nga z. Alesandro Monteduro (Alessandro Monteduro), drejtor i Acs, Ndihma për Kishën në Nevojë - Itali, për entin mediatik LaPresse.


Në muajin shtator një seminarist u rrëmbye, dhe u dogj i gjallë, në dioqezën e Kafançanit.


Ajo që bie në sy është gjendja e dorëheqjes së komunitetit të krishterë Nigerian, dhe të atyre që duhet t'i nxisin institucionet lokale të garantojnë siguri më të madhe”, tha z. Monteduro.


Konferenca e peshkopëve nigerianë kërkon ndihmë, dhe disa peshkopë, madje flasin për gjenocid kundër të krishterëve në Nigeri. Por asgjë. Ka indiferencë totale.


Nigeria ka 210 milionë banorë, nga të cilët 30 milionë janë të krishterë.


Prandaj nuk është një pakicë për të cilën po flasim, shpjegon më tej z. Monteduro, duke specifikuar se gjendja e pasigurisë në të cilën ndodhet Nigeria ka të bëjë me të gjithë banorët e saj, jo vetëm të krishterët, jo vetëm besimtarët.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page