top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CENSUSI I SHPENDËVE UJORË DIMËRUES | 66 SPECIE: MBI 114 MIJË INDIVIDË NË TËRËSI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 3, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Specialistët e Zonave të Mbrojtura në të gjithë territorin zhvilluan në muajin janar të këtij viti Censusin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi tha, se: “censusi i vitit 2024 mbuloi 33 ligatina (lumenj, liqene, rezervuare, ekosisteme bregdetare etj) në të gjithë Shqipërinë. Për vitin 2024 në total u regjistruan 66 lloje (specie) shpendësh, me një numër total individësh prej 114293.

Lloji me numër më të madh të individëve është Bajza (Fulica atra). Në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Liqeni Shkodrës është evidentuar numri më i madh i shpendëve me 32089 individë dhe 23 specie, më pas vjen Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta, me 25757 individë dhe 52 specie.

Numërimi Ndërkombëtar i Shpendëve Dimërues në Shqipëri u organizua me përfshirjen e Administratave të Zonave të Mbrojtura në të 12 qarqet me mbështetjen e ekspertëve ornitolog, specialistëve e vullnetarëve.

Në census u përfshinë 91 specialistë të AKZM-së dhe 11 ekspertë.

Shqipëria ka ekosisteme të larmishme natyrore, ndërkohë që moratoriumi i gjuetisë, infrastruktura dhe natyra e kanë kthyer Shqipërinë në destinacionin më të ri për adhuruesit e vrojtimit të shpendëve.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page