top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BURG + 15 MIJË EURO GJOBË SEPSE SHKROI NJË SHKRONJË TË EMRIT TEK MURET E KOLOSEUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 14, 2023
  • 1 min read

Koloseu, trashëgimi e kulturës botërore.

Romë, Itali | Një turiste zvicerane 17-vjeçare, rrezikon të dënohet me burgim, dhe një gjobë deri në 15 mijë euro, sepse u raportua për shpërfytyrim, dhe përkeqësim të pasurisë kulturore, pasi u filmua duke gdhendur shkronjën fillestare të emrit të saj, në një bazë të Koloseut. Krimi për të cilin është akuzuar, dënohet edhe me burgim, nga dy deri në pesë vjet. Gjesti u përjetësua nga një guidë turistike italiane, e cila, paralajmëroi mbikëqyrjen e parkut arkeologjik të Koloseut, administrata e të cilit njoftoi karabinierët. E mitura, e cila ndodhet me pushime me familjen në kryeqytetin italian, u denoncua pasi u dërgua në komisariatin e policisë në Sheshin Venecia (Piazza Venezia), dhe do të duhet të përgjigjet edhe për akuzën e shkeljes së rregullores së policisë urbane, e cila, parashikon ndalimin e njollosjes, vizatimin, gëdhëndjen ose kompromentimin e trashëgimisë artistike, historike dhe monumentale të qytetit. Vetëm pak javë kishte ndodhur një tjetër episod i ngjashëm, i cili kishte ngjallur indinjatën e vetë ministrit të Kulturës, kur një turist i ri me origjinë bullgare, banues në Angli, kishte gdhendur emrin e tij dhe të të fejuarës në Amfiteatrin Flavian. Videoja e cila përfundoi në internet kishte krijuar një stuhi sociale, me një ankesë lidhur me këtë të paraqitur nga institucioni Parco Colosseo, e cila i dha shtysë hetimeve të karabinierëve, dhe më në fund identifikimit të dhunuesit të monumentit. Procesi i ankimimit është në rrjedhën e tij. Në këtë rast dhunuesi rrezikon një gjobë maksimale prej të paktën 15000 eurosh, dhe deri në pesë vjet burg. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page