top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULQIZË | BEKIM DURIÇI U ARRESTUA; VJEDHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30
  • 1 min read
ree

Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bekim Duriçi, me moshë 30 vjeç.


Njoftim | Bulqizë.


Vodhi një shumë parash në një dyqan në këtë qytet, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit.


Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.


Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në dyqanin e një 56-vjeçareje në Bulqizë një shumë parash, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page