top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HOTEL “REGINA GARDEN”; VLORË | KAMARIERI RON BALAJ RA VIKTIMË E DHUNËS FIZIKE NË VENDIN E PUNËS | SI DORAS U DENONCUAN ARDIAN ISUFI (PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT NË DIBËR) DHE LAERT BIMO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 27
  • 4 min read
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale.

Hotel “Regina Garden”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Ron Balaj, punëmarrës (kamarier), me moshë 18 vjeç, ra viktimë e dhunës fizike.


Ngjarja kriminale ndodhi mbrëmjen e datës 26.07.2025, te hotel “Regina Garden”, në Vlorë.


Si doras të përfshirë në sulmin fizik u denoncuan:

1- Z. Ardian Isufi, me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit në Dibër.

2- Z. Laert Bimo.


Deklaratë nr. 2 | “Quhem Ron Balaj, jam tetëmbëdhjetë vjeç, punoj këtu tek Regina Garden.


Erdhën dy zotëri, u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht që t'ua çoja porosinë.


Porosia, ishte një shishe ujë e madhe, një shishe e vogël, një makjato. Ia çova në tavolinë dhe tjetri më thotë vetëm një ujë sill.


Po vëlla, ta heq unë ujin i thashë. Shahu dhe herë të tjera. Ia hoqa ujin nga tavolina, i thashë vëlla do ta heq unë ujin, vetëm s'ka nevojë të shash, se edhe ai tjetri padashje e ka bërë.


Vijnë të dy burrat më ndjekin deri në banakë. Jo po pse ashtu, jo po pse kështu vjen më kap me dorë ai, jo po pse flet ti tërë pordhë.


I thashë vëlla, të lutem mos kap me do.


Menaxheri ishte aty, të lutem mos kap me dorë. Vjen ai tjetri nga pas dhe më qëllon tre herë.


Të parën me dackë e dy të tjera me grusht, mu në mes të lokalit atje, se i çova një bidon më tepër. Kaq ishte e gjitha”, deklaroi viktima.


Deklaratë nr. 2 | “Unë vajta të merrja porosinë, më thanë do më sjellësh një ujë të vogël një ujë të madh dhe një kafe.


E mora porosinë dhe ngaqë kishim shumë ngarkesë, ia çoi djali tjetër. i tha ai që nuk të thashë për ujin e vogël dhe më shau mua. Djali i tha si njeri nuk është nevoja të na i ofendosh. Ata shkuan dhe e qëlluan”, deklaroi një kolegu i viktimës.

Z. Ron Balaj (në rreth).
Z. Ron Balaj (në rreth).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA URDHËROI PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NËNKOMISARIT ARDIAN ISUFI | DHUNE FIZIKE NDAJ KAMARIERIT RON BALAJ.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Drejtues Madhor, Ilir Proda.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Drejtues Madhor, Ilir Proda.

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, urdhëroi pezullimin nga detyra të:

1- Z. Nënkomisarit Ardian Isufi.

 

Njoftim | Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës.


Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.


Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.


Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç.


Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.


Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.


Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.


Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve.


Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇

HOTEL “REGINA GARDEN”; VLORË | VASIL BEDINAJ U PËRFSHI NË KONFLIKT FIZIK ME PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT ARDIAN ISUFI; KY I FUNDIT PËRFUNDOI NË SPITAL.

ree

Hotel “Regina Garden”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Vasil Bedinaj, me moshë 53 vjeç, i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”, u përfshi në konfliktin fizik që ndodhi në ambientet e hotelit “Regina”, ku, si pasojë, mbeti i plagosur dhe u çua në spital Nënkomisari i Policisë së Shtetit Ardian Isufi.


Në konfliktin fizik si doras u përfshinë:

1- Z. Ardian Isufi, me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit në Dibër.

2- Z. Laert Bimo.


Ata sulmuan fizikisht:

1- Z. Ron Balaj, punëmarrës (kamarier), me moshë 18 vjeç.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page