top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULLGARI DËBOI SHEFIN E KISHËS RUSE | E AKUZOI SI SPIUN RUS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 25, 2023
  • 1 min read

Sofje, Bullgari | Autoritetet bullgare kanë dëbuar kreun e kishës ruse, për atë që ata thonë se është një “kërcënim për sigurinë kombëtare”. Arkimandriti Vasian, i cili, drejtoi kishën ortodokse ruse në vend, u dëbua të enjten, së bashku me dy punonjës të kishës së Shën Nikollës mrekullibërës në Sofje.


Në një intervistë me entin mediatik Politico, në muajin qershor, ish-kryeministri Kiril Petkov, aleanca reformiste e të cilit është aktualisht forca kryesore në një qeveri të re, tha se Bullgaria duhej të largonte agjentët e mbështetur nga Moska, nëse shpresonte të kishte sukses me planet ambicioze për të çrrënjosur krimin e organizuar, dhe korrupsionin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page