BUJAR SPAHIU U RIZGJODH NË KRYE TË KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË | MORI 82 VOTA (NGA 92 VOTA NË TËRËSI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 2, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Z. Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të Komuniteteit Musliman të Shqipërisë (KMSh).
“Unë do të ndjek rrugën, traditën, e moralit të lartë të profetit. Do të vijoj të dëgjoj me vëmendje kritikat e sinqerta që vijnë ndaj meje. Ky institucion përfaqëson të gjithë myslimanët në Republikën e Shqipërisë. Allahu i ndihmon dhe ata që nëse u japin pushtet në tokë, kryejnë faljen dhe pengojnë atë që është e mbrapsht. Do të ndjek me besnikëri, siç kam bërë deri më sot. Zoti urdhëron që të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me të gjithë, pavarësisht racës dhe ngjyrës. Allahu është vlerësuesi më i drejtë. Unë kam qenë i hapur ndaj çdo kritike, dhe ju garantoj që do të jem në mes jush, deri në atë masë sa gjithçka të zgjidhet. Institucioni që unë drejtoj do të ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj kujdo që nxit urrejtje mes motrave dhe vëllezërve myslimanë”, tha në fjalën e tij kryetari Spahiu.
Kandidatët në garë ishin:
1- Z. Bujar Spahiu (kryetari i tanishëm i KMSH).
2- Z. Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit.
3- Z. Emirjon Vathaj, myfti i Beratit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments