top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANIA E MADHE | ERALD KAMBERI U DËNUA ME 10 VJET BURG + 15 VJET HEQJE TË SË DREJTËS PËR NGARJE AUTOMJETI; SHTYPI ME MAKINË FILLIP BRUSIN (PHILLIP BRUCE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26
  • 1 min read
Z. Erald Kamberi.
Z. Erald Kamberi.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Autoritetet vendore të gjykimit penal shqiptuan dënim penal me dhjetë (10) vjet heqje lirie dhe pesëmmbëdhjetë (15) vjet heqje të së drejtës për ngarje automjeti për:

1- Z. Erald Kamberi.


Ai konsiderohet subjekt që nën drejtimin e një automjeti u përfshi në aksident automobilistik me pasojë vdekjen e:

1- Z. Fillip Brus (Phillip Bruce), drejtues motoçiklete, me moshë 34 vjeç (vdiq në vendngjarje), në datën 01.08.2025, në qytetin Ueër (Ware), në Hertfordshaiër (Hertfordshire).


Gjatë kryerjes së veprimeve të para proceduriale penale u konstatua se:

1- Nuk zotëronte leje drejtimi automjetesh.

2- Nuk zotëronte policë sigurimi.

3- Nuk e drejtonte automjetin në përputhje me kufizimet e shpejtësisë të parashikuara në Kodin Rrugor.

4- Nuk zotëronte adresë banimi të qëndrueshme.

5- Nuk qëndroi në vendin e ngjarjes por u arratis (u arrestua të nesërmen).


Gjatë gjykimit penal ai pranoi shkeljet e sipërcituara.


Gjykata e arsyetoi vendimin penal të shqiptuar ndaj tij me faktin se ai ishte tejet i papërgjegjshëm nga pikëpamja sociale dhe penale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page