MINISTRAT E JASHTËM TË G7-ës KËRKOJNË NGA SHBA-ës TË VEPROJNË PËR TË ULUR TENSIONET NË LINDJEN E MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Cernay-la-Ville, Francë | Të mbledhur në Abacinë e Vaux-de-Cernay, pak kilometra larg Rambujesë, ku u mbajt takimi i parë 50 vjet më parë, ministrat e jashtëm të G7-ës bënë një bilanc të krizave të shumta ndërkombëtare, duke filluar me situatën në Lindjen e Mesme, ndërsa prisnin mbërritjen e Sekretarit amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio në tryezë për ditën e dytë të punës.
Sekretari Rubio, pak para se të hipte në anije për në Francë, tashmë ka dërguar mesazhin që Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dëshiron t'u dorëzohet personalisht partnerëve të tij, sipas të cilit, shtytja për të rihapur Ngushticën e Hormuzit është në interes të të gjitha vendeve të G7-ës.
Lufta në Iran dhe pasojat e saj, së bashku me çështjen e Ukrainës, ishin temat qendrore të diskutimeve të para të ministrave, në pritje të mbërritjes së Sekretarit Rubio për të hyrë në thelb të çështjes.
Ndërkohë, ministrat e gjashtë vendeve të tjera përcaktuan qëndrimin e përbashkët, për të cilin, do të këmbëngulin me ShBA-ës në tezën se Uashingtoni duhet të veprojë për të çtensionuar Lindjen e Mesme, pa lënë pas dore Ukrainën.
Anëtarët e G7-ës janë gjithashtu në proces të arritjes së një marrëveshjeje mbi një projekt që është me rëndësi të madhe për presidencën franceze, i cili, lidhet me restaurimin e harkut mbrojtës të sarkofagut të Çernobilit në Ukrainë, të dëmtuar vitin e kaluar nga një dron rus.
“Kostoja e punës do të jetë rreth 500 milionë euro”, tha Ministri i Jashtëm francez Barrot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments