top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN U KËRKON OLIGARKËVE TË KONTRIBUOJNË NË BUXHETIN E MBROJTJES PËR TË VAZHDUAR PUSHTIMIN E UKRAINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin u ka kërkuar oligarkëve rusë të kontribuojnë financiarisht në buxhetin e mbrojtjes së Rusisë, i cili, është në rënie, për të vazhduar pushtimin e Ukrainës.


Rusia planifikon të vazhdojë operacionet ushtarake derisa të kontrollojë plotësisht zonat e mbetura të Donbasit lindor.


Kremlini konfirmoi se do të ketë një raund të ri bisedimesh me SHBA-në për një zgjidhje paqësore, megjithëse çështjet kryesore, siç janë çështjet territoriale, mbeten të pazgjidhura.


Qeveria ruse po shqyrton taksa të reja mbi fitimet e tepërta dhe tashmë ka rritur TVSH-në për të adresuar deficitin buxhetor të shkaktuar nga pushtimi dhe sanksionet.


Sipas një raporti të entit mediatik britanik “Financial Times” (Fainenshnëll Taims), presidenti rus pritet të vazhdojë konfliktin që filloi në shkurt të vitit 2022 derisa Moska të sigurojë zonat e mbetura të Donbasit lindor që nuk janë nën kontrollin e saj.


Tashmë, të paktën dy biznesmenë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar financiarisht pas bisedimeve të mbajtura të enjten.


Informacioni tregon se pala ruse po vazhdon normalisht me operacionet ushtarake, pasi Kievi refuzoi të tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga Donbasi gjatë negociatave të fundit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.


Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, tha se Rusia do të kontaktojë Uashingtonin për një raund të ri bisedimesh mbi zgjidhjen e paqes sapo të krijohen kushtet.


Ai sqaroi se Moska nuk e kishte humbur interesin për paqen, por shtoi se çështjet kryesore, përfshirë çështjet territoriale, mbeteshin të pazgjidhura.

 

Ndikimi i pushtimit është qartësisht i dukshëm në të dhënat ekonomike, pasi shpenzimet e mbrojtjes së vendit u rritën me 42 përqind vitin e kaluar në 13.1 trilionë rubla.


Për të mbushur boshllëkun, qeveria ruse po shqyrton vendosjen e një takse të re mbi fitimet e tepërta në rast të dobësimit të mëtejshëm të monedhës.


Kujtohet se në vitin 2023 Moska mblodhi 320 miliardë rubla nga një taksë e jashtëzakonshme mbi kompanitë e mëdha, ndërsa në fillim të këtij viti e rriti TVSH-në në 22%


Situata është përkeqësuar nga sanksionet e ShBA-ës që e detyrojnë Rusinë të shesë naftë me ulje të madhe, duke rezultuar në deficitin buxhetor në dy muajt e parë që tejkalon 90% të parashikimit vjetor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page