top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | DY ANIJE QË TRANSPORTONIN NDIHMA HUMANITARE PËR NË KUBË U ZHDUKËN NË MËNYRË MISTERIOZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Marina Meksikane njoftoi të enjten se ka filluar operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dy anije me vela me nëntë persona të kombësive të ndryshme në bord, të cilat, po transportonin ndihma humanitare në Kubë, por që rezultojnë të zhdukura.


Marina nuk specifikoi identitetet ose kombësitë e anëtarëve të ekuipazhit të tyre, por vuri në dukje se është në kontakt me autoritetet ose qendrat e kërkim-shpëtimit të Francës, Polonisë, Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Që nga java e kaluar, veprimtarë nga vende të ndryshme kanë lënë Meksikën me anije për të transportuar ushqim dhe mallra të tjera thelbësore në Kubën e drejtuar nga një qeveri komuniste, e cila, është përballur me një bllokadë nafte nga Uashingtoni që nga muaji shkurt.


Dy anijet e zhdukura u nisën nga Isla Mujeres (Ishulli i Grave), në shtetin Kuintana Ru (Quintana Roo), në Meksikën juglindore, të premten.


Ato pritej të mbërrinin në Havanë të martën, sipas informacionit të lëshuar nga Marina Meksikane.


Sipas një ekipi të agjencisë franceze të lajmeve “Afp” në bordin e një anijeje tjetër që arriti në Kubë, erërat dhe rrymat e forta e bënë udhëtimin të vështirë.


Marina Meksikane tha se është në kontakt me misionet diplomatike të vendeve të origjinës së personave në bord të dy anijeve me vela për të koordinuar dhe shkëmbyer informacion.


Kërkimet po kryhen duke përdorur avionët e patrullimit detar dhe mbikëqyrjes CASA C-295 Persuader (Airbus Defence) të Forcave Ajrore Helenike”, tha Marina.


Anija e parë e një flotiljeje që transportonte ndihma humanitare mbërriti të martën në Kubë, një vend që mbetet i zhytur në një krizë energjitike të përkeqësuar nga embargoja amerikane e naftës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page