BREGU PERËNDIMOR | PËRLESHJE TË ARMATOSURA; 2 PALESTINEZË TË VRARË + 5 IZRAELITË TË PLAGOSUR.

Updated: May 18

Tel Aviv, Izrael | Dy palestinezë u vranë, dhe 5 agjentë kufitarë izraelitë u plagosën (3 rëndë), në përleshjet me armë me ushtrinë izraelite, gjatë një operacioni në kampin e refugjatëve Tulkarem, në Bregun Perëndimor. Ky lajm është bërë i ditur nga burime palestineze, dhe nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite. Sipas këtij të fundit, gjatë operacionit u qëllua me armë zjarri në drejtim të ushtarëve, të cilët, janë përgjigjur me zjarr. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox








Comments