top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOTA | LAJM I FUNDIT

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 7, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | 1- Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thotë se një nga tanket e saj sulmoi një skuadër terroriste në territorin libanez që u përpoq të lëshonte një raketë antitank. 2- Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi thotë se forcat izraelite kanë urdhëruar evakuimin e Spitalit të Fëmijëve Rantisi.


3- Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Vallkër Tërk (Volker Turk) thotë gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme, se ka qenë një muaj i plotë i masakrës, vuajtjeve të pandërprera, gjakderdhjes, shkatërrimit, zemërimit dhe dëshpërimit.


4- Kryeministri Netanjahu (Netanyahu) thotë se pas përfundimit të luftës, vendi i tij mund të ketë për një periudhë të pacaktuar, për përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë në Gaza.


5- Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit thotë se dhjetëra mijëra leje të kushtëzuara, dhe licenca aktuale për armët personale, iu dhanë qytetarëve të kualifikuar.


6- Zyra qeveritare e Hamasit në Gaza thotë se 48 gazetarë janë vrarë, që nga 7 tetori 2023.


7- Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se kapi një bastion të Hamasit, në Rripin verior të Gazës gjatë natës.


8- Numri i të vdekurve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 163.


9- Sulm i ri nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Jenin, në Bregun Perëndimor.


10- Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara bën thirrje për një armëpushim urgjent humanitar.


11- Kryeministri Netanjahu (Netanyahu) thotë se Izraeli është i hapur për pauza të shkurtra në luftime, por, jo për një armëpushim.


12- Enti tregtar Ui Uërk (WeWork), firma e ndarjes së zyrave që dikur vlerësohej deri në 47 miliardë dollarë, ka paraqitur kërkesë për falimentim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page