BOTA | LAJM I FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 6, 2023
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | 1- Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thotë se ka terroristë të fshehur brenda Spitalit Shifa, dhe ushtria do të shkojë në kudo për t'i kapur ata.
2- Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thotë se ushtria është gati për luftime në zona të tjera, dhe shton se avionët e forcave ajrore mund të arrijnë kudo në Lindjen e Mesme.
3- Breshëri raketash nga Libani drejt Izraelit verior.
4- Gazeta amerikane Uoll Strit Xhërnëll (Wall Street Journal) raporton se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një transferim armësh prej 320 milionë dollarësh teForcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
5- Emiratet e Bashkuara Arabe do të krijojnë një spital fushor në Gaza.
6- Senatorja amerikane Mershë Bllekbërn (Marsha Blackburn) thotë se OKB-ja nuk ka punë t'i thotë Izraelit t'u dorëzohet terroristëve, dhe bën thirrje që Kombet e Bashkuara të defondohen (tu priten pagesat finaciare).
7- Zëdhënësi i Pentagonit thotë se numri i sulmeve ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri, u rrit nga 30 në 38 në total, gjatë fundjavës.
8- Hamasi thotë se mirëpret lëvizjen e Afrikës së Jugut për të tërhequr diplomatët nga Izraeli.
9- Zëdhënësi i Pentagonit thotë se numri i viktimave civile në Gaza është në mijëra.
10- Zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë thotë në lidhje me situatën në Gaza, se njerëzit kanë kaluar nëpër ferr. Ka qenë ferr për një muaj, dhe vazhdon të jeteë. Dhe çdo ditë ne zbresim një hap më tej në ferr.
11- Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se ka zbuluar 50 raketa që i përkisnin grupit të Xhihadit Islamik që ishin fshehur brenda një xhamie.
12- Kryeministri Netanjahu (Netanyahu) thotë se pasi Izraeli të shkatërrojë Hamasin, ai do t'i ofrojë popullit të Gazës një të ardhme të vërtetë, një të ardhme premtimi dhe shprese.
13- Kryeministri Netanjahu (Netanyahu) thotë se lufta aktuale është pjesë e një beteje më të gjerë midis qytetërimit dhe barbarizmit, që udhëhiqet nga një bosht terrori, i cili, udhëhiqet nga Irani dhe përfshin Hezbollahun, Hamasin, Huthitë (Houth) dhe anëtarët e tjerë të tyre, që duan të kthejnë Lindjen e Mesme dhe botën në një epokë të errët.
14- Programi Botëror i Ushqimit thotë se aksesi në bukë në pjesë të Gazës është sfidues, dhe se të paktën njëmbëdhjetë furra buke janë shkatërruar që nga 7 tetori.
15- Hezbollahu thotë se ka shënjestruar tre vende të Forcave Mbrojtëse e Izraelit.
16- Një zyrtar amerikan thotë se deklarata e ministrit të Jashtëm të Iranit, në lidhje me dërgimin e mesazheve të Uashingtonit në Iran për një armëpushim në Gaza, janë të rreme.
17- Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë se rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani gjatë orës së kaluar dhe se po përgjigjet me zjarr artilerie.
18- Breshëria me raketa nga Libani është më e thella në territorin izraelit që nga lufta e vitit 2006.
19- Breshëri raketash nga Libani jugor drejt Izraelit verior.
20- Afrika e Jugut tërheq diplomatët nga Tel Avivi.
21- Kryeministri i Jordanisë Bisher Khasauneh (Bisher Khasawneh) thotë se përpjekjet për të zhvendosur palestinezët nga Gaza ose Bregu Perëndimor do të ishin një vijë e kuqe dhe vendi i tij do ta konsideronte atë një shpallje lufte.
22- Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse e Izraelit (IDF) thotë në lidhje me vendosjen amerikane të nëndetëses me energji bërthamore të klasit Ohio, se është gjithmonë një lajm i mirë të shohësh se amerikanët po lëvizin në më shumë asete, dhe e quan atë një faktor frenues, stabilizues në rajon.
23- Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 10022, duke përfshirë 4104 fëmijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments