top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOSNJE HECEGOVINË | ANA TRISHIÇ BABIÇ (TRIŠIĆ BABIĆ) U EMËRUA PRESIDENTE E PËRKOHSHME DUKE ZËVENDËSUAR MILORAD DODIKUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 19, 2025
  • 1 min read

Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | Parlamenti i Republikës Srpska (RS), entiteti me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), mbrëmë vonë emëroi znj. Ana Trishiç Babiç (Trišić Babić) si presidente të përkohshme të entitetit, duke zëvendësuar z. Milorad Dodik, presidenca e të cilit u anulua (revokua) gushtin e kaluar pas mbajtjes në fuqi të dënimit të tij me një vit burg dhe ndalimit gjashtëvjeçar për të mbajtur poste politike për mosbindje të përsëritur ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në BiH.


Vendimi u miratua nga Kuvendi me 48 vota pro dhe katër kundër.


Znj. Trishiç Babiç (Trišić Babić) shërbeu si këshilltare e z. Dodik për më shumë se 15 vjet, dhe nga viti 2007 deri në vitin 2015, ajo shërbeu si Zëvendës Ministre e Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës.


As entiteti dhe as kushtetuta nuk përcaktojnë se kush merr detyrat presidenciale në rastet e forcës madhore.


Ajo do të mbetet në detyrë për pak më shumë se një muaj, pasi zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Serbi janë planifikuar për 23 nëntor.


Emri i saj është ndër ata që po merren në konsideratë për përzgjedhjen e kryenegociatorit të Bosnjës dhe Hercegovinës me Bashkimin Evropian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page