top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | NJË AEROPLAN QË TRANSPORTONTE KARTËMONEDHA U RRËZUA; MBI 20 TË VDEKUR + DHJETËRA TË PLAGOSUR; FILLOI “GJUETIA” PËR PARATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

La Paz, Bolivi | Avioni ushtarak mbante para nga Banka Qendrore e Bolivisë pa numra serialë.


Në aeroportin e El Altos, qytetit të dytë më të madh të Bolivisë, pranë La Pazit, një aeroplan i Forcave Ajrore Boliviane (FAB) që mbante para të Bankës Qendrore të Bolivisë u rrëzua në pistë.


Menjëherë pas rrëzimit, policia përdori gaz lotsjellës për të larguar njerëzit që ishin afruar në vendngjarje duke u përpjekur të merrnin kartëmonedhat.


Megjithatë, paratë, siç specifikuan autoritetet, nuk ishin mjet ligjor pagese. Aksidenti shkaktoi njëzet të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.


Aeroplani “Hercules C-130” ishte nisur nga qyteti lindor i Santa Kruzit (Cruz).


Qyteti ishte goditur nga një breshër i fortë. Po nxjerrim trupat e të përfshirëve në aksident, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve, Pavel Tovar.


Po përpiqemi të rivendosim rendin në vendngjarje, të rivendosim perimetrin e aeroportit në mënyrë që të mund të operojmë në mënyrë të sigurt”, shpjegoi Ministri i Mbrojtjes, Marselo (Marcelo) Salinas.


Aeroplani u ul në Aeroportin El Alto, në zonën pranë La Kejës (Ceja).


Më pas doli nga pista dhe udhëtoi rreth një kilometër në pjesën e pasme të terminalit të aeroportit, duke shkaktuar të gjithë aksidentin pasues që përfshinte automjete në zonë.


Ministri i Mbrojtjes Salinas theksoi se paratë e transportuara nga aeroplani nuk kanë vlerë ligjore dhe nuk kanë numër serial, kështu që përpjekja për t'i përdorur ato është krim.


Ministrja e Shëndetësisë Marsela (Marcela) Flores, duke konfirmuar një numër të përkohshëm prej pesëmbëdhjetë të vdekurish dhe njëzet e tetë të plagosurish, tha se turma hodhi gurë drejt ambulancave që përpiqeshin të arrinin në vendin e rrëzimit për të ofruar ndihmë mjekësore.


Dymbëdhjetë persona janë arrestuar për t'u marrë në pyetje”, u tha gazetarëve Prokurori Luis Karlos (Carlos) Torres, ndërsa spitalet e qytetit kanë nisur një fushatë dhurimi gjaku për të trajtuar të plagosurit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page