top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | PRESIDENTI I DJATHTË RODRIGO PAZ NËNSHKROI MARRËVESHJE ME SHBA-ës KUNDËR TRAFIQEVE TË DROGËS (E PARA NË RRETH 20 VJET).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

La Paz, Bolivi | “Shtetet e Bashkuara do të trajnojnë dhe pajisin Bolivinë për të luftuar trafikun e drogës, duke nënshkruar marrëveshjen e parë dypalëshe të këtij lloji në gati 20 vjet”.


Kështu njoftoi ambasada amerikane në kryeqytetin La Paz, duke njoftuar 20 milionë $ ndihmë.


ShBA-ës do të punojnë ngushtë me qeverinë boliviane për të ofruar trajnime, pajisje dhe mbështetje tjetër për të hetuar dhe çmontuar rrjetet e trafikimit të drogës, për të ndjekur penalisht krimet financiare dhe për të rritur transparencën brenda forcës policore dhe sistemit gjyqësor”, deklaroi ambasada në një deklaratë.


Në vitin 2008, ish-presidenti i majtë i Bolivisë, Evo Morales (Bolivia është prodhuesja e tretë më e madhe e kokainës në botë), ndërpreu lidhjet me Uashingtonin dhe përzuri DEA-n (agjencinë amerikane kundër drogës).


Presidenti aktual i qendrës së djathtë, Rodrigo Paz, ka rishikuar politikën e jashtme pas 20 vitesh qeverish të krahut të majtë.


Bolivia iu bashkua gjithashtu këtë vit nismës “Mburoja e Amerikave”, të nisur nga administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page