top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | KONGRESI ZGJATI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME ME 90 DITË PËR TË PARANDALUAR PROTESTA TË MËTEJSHME.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
54 minutes ago
1 min read

La Paz, Bolivi | Kongresi i Bolivisë ka miratuar një zgjatje 90-ditore të gjendjes së jashtëzakonshme, në fuqi që nga qershori i kaluar.


Vendimi, i përgjigjet frikës së një rifillimi të protestave kundër Presidentit Rodrigo Paz, të shkaktuara nga kriza më e keqe ekonomike në katër dekada”.


Kështu raportoi agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”.


Mobilizimi i mëparshëm kishte shkaktuar mungesa ushqimesh dhe ilaçesh në La Paz dhe El Alto për shkak të 53 ditëve të bllokimit të rrugëve.


Zv.presidenti Edmand Lara konfirmoi në Dhomë se, duke pasur parasysh një shumicë absolute, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë prej 90 ditësh miratohet.


Ministri i Brendshëm Marko (Marco) Antonio Oviedo shtoi se masa kërkon të ruajë zhvillimin, lëvizjen dhe normalizimin e ekonomisë, duke garantuar lëvizjen e lirë.


Megjithatë, grupet fshatare dhe shoferët po kërcënojnë me demonstrata të reja për shkak të mungesës së karburantit, ndërsa qeveria planifikon të eliminojë subvencionet shtetërore deri në janar 2027 për të siguruar fonde ndërkombëtare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page