BOLIVI | NUMRI I TË VDEKURVE NGA SHPËRTHIMET NË ZONËN USHTARAKE SHKOI NË 9.

La Paz, Bolivi | “Numri i të vdekurve nga shpërthimet që ndodhën të premten e kaluar në Qendrën e Përgjithshme për Mirëmbajtjen e Materialeve të Artilerisë Luftarake (Cgmmba-IV) në Viaka (Viacha) të Bolivisë, është rritur në nëntë.
Një trup i nëntë u nxor nga rrënojat dhe u transferua në morg për ekzaminime mjeko-ligjore”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Deber”.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonën e prekur nga shpërthimet, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet i paqartë.
Depot përmbanin produkte piroteknike dhe materiale të destinuara për miniera dhe ndërtim rrugësh, duke përfshirë përforcues dhe detonatorë.
Autoritetet po hetojnë origjinën e materialeve, metodat e sekuestrimit dhe kushtet e hyrjes dhe ruajtjes.
Hetimi po kryhet nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Instituti i Hetimeve Mjekësore dhe policia.
Presidenti Rodrigo Paz shpalli zi kombëtare për tragjedinë dhe njoftoi një rishikim të protokolleve të sigurisë së Forcave të Armatosura.
Komandanti i Ushtrisë Hektor (Héctor) Alejandro Alarkon (Alarcón) theksoi se numri i viktimave mund të kishte qenë më i keq.
Shumë nga afërsisht 240 ushtarët e Regjimentit Bolivar ishin larg kazermave të tyre për një aktivitet sportiv.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments