BIZNISMENI KRISTIAN BOÇI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK BASHKË ME FËMIJËT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-TIRANË | U TRANSPORTUAN NË SPITAL KU GJENDEN JASHTË RREZIKUT PËR JETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13, 2024
- 1 min read
Lushnje, Shqipëri | Rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë, automjeti ku gjendeshin tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident automobilistik.
Si pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit si dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Ata u dërguan në spitalin e Lushnjës.
Drejtuesi i automjetit është z. Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Kumtohet se z. Boçi ka pësuar fraktura në kokë. Fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrushme.
Z. Boçi ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë kur humbi kontrollin mbi automjet dhe përfundoi anash rrugës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments