BIZNESMENI PALESTINEZ SAMIR HALILAH DO TË KANDIDOJNË PËR GUVERNATOR NË GAZË | IZRAELI DHE SHBA-ës JANË DAKORD.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 12
- 1 min read

Gazë | Në muajt e fundit, kanë qenë duke u zhvilluar përpjekje prapa skenave për të emëruar një guvernator të ri për Gazën, dhe thuhet se zgjedhja ka rënë mbi biznesmenin palestinez Samir Halilah.
Kështu raporton enti mediatik “Ynet”, duke cituar burime të njohura me çështjen dhe dokumente të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të ShBA-ës.
Biznismeni Halilah, raporton gazeta izraelite, është një figurë që mund të veprojë në Rripin e Gazës nën kujdesin e Lidhjes Arabe, me miratimin e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, për të mundësuar një kalim në ditën pas përfundimit të luftës.
Sipas burimeve të tjera, nisma Halilah ka fituar vrull në javët e fundit, pjesërisht falë takimeve të mbajtura në Shtetet e Bashkuara dhe kontakteve që biznesmeni palestinez ka mbajtur në Egjipt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments