KËNGËTARJA E MUZIKËS POP MADONA I BËRI THIRRJE PAPA LEO XIV-të QË TË SHKOJË NË GAZË | SIPAS SAJ PAPA LEO XIV-të ËSHTË I VETMI TË CILIT NUK MUND T’I MOHOHET HYRJA NË RRIPIN E GAZËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Ylli i muzikës pop, Madonna, i bëri një apel në rrjetin social virtual Iks (X) Papa Leo XIV-të që të shkojë në Gazë dhe t'ua çojë dritën e tij fëmijëve para se të jetë tepër vonë.
“Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre”, tha ajo
“Ai - këmbëngul mbretëresha e popit - është i vetmi që nuk mund t'i mohohet hyrja në Rripin e Gazës”.
“Qasja humanitare duhet të hapet plotësisht për të shpëtuar këta fëmijë të pafajshëm. Nuk ka më kohë. Ju lutem thoni se do të shkoni”, shkroi ajo.
Në postimin në të cilin ia bashkëngjit mesazhin Papës, Madonna thekson se;
1- “Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj askënd, nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë.
Thjesht po përpiqem të bëj gjithçka që mundem për të parandaluar që këta fëmijë të vdesin nga uria”.
Ajo i ftoi ndjekësit e saj të bëjnë donacione për OJQ-në izraelite “Women Wage Peace” dhe “World Central Kitchen”, si dhe ta ndajnë postimin e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments