top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BESIANË (PODUJEVË) | INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS REKOMANDOI PEZULLIMIN NGA DETYRA DHE FUNKSIONET ZYRTARE TË PUNONJËSVE TË POLICISË ENDRIT LATIFI; GENTIAN MURATI; BUJAR SYLA; BAJRAM SHALA; DHUNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 11
  • 1 min read
ree

Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi pezullimin nga detyra dhe funksionet zyrtare të:

1- Katër punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës.


Konkretisht, për:

1- Z. Endrit Latifi.

2- Z. Gentian Murati.

3- Z. Bujar Syla.

4- Z. Bajram Shala.


Njoftim | Informacionet e para për këtë rast IPK i kishte pranuar nga Policia e Kosovës ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës.


Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë (njëri nga ta i mitur) që ndodheshin në ndalim, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page