top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BERLINI: LUFTA KUNDËR KURDËVE NË SIRI FAVORIZON ISIS-in.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 25, 2024
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale Gjermane | Një përshkallëzim ushtarak turk kundër milicive kurde në Siri nuk duhet të ndodhë, sepse do të forconte ISIS-in, me rrezik edhe për Evropën dhe Turqinë.

 

Ky është paralajmërimi i ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock drejtuar Ankarasë pas deklaratave të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili, të premten e kaluar tha se është koha për të çrrënjosur si ISIS-in ashtu edhe grupet terroriste kurde që kërcënojnë mbijetesën e Sirisë.

 

Milicitë kurde të SDF (Forcat Demokratike Siriane), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, luajtën një rol vendimtar në mposhtjen e ISIS-it në vitin 2019 pas masakrave të tmerrshme të kryera nga xhihadistët ekstremistë”, tha ministrja gjermane Baerbock, duke kujtuar gjithashtu qytetin e Kobanes, të çliruar nga kurdët, simbol i luftës kurajoze të kurdëve kundër ISIS-it.

 

Ministrja Baerbock paralajmëroi Turqinë, një aleate e NATO-s, se situata aktuale në Siri nuk duhet të shfrytëzohet për të dëbuar përsëri kurdët, për të shkaktuar dhunë të re.

 

Ne të gjithë kemi përgjegjësinë të sigurojmë që të mos ketë dhunë të re, të mos ketë forca të reja radikale dhe që njerëzit të jetojnë të sigurt pas viteve të këtij terrori”, tha kreu i diplomacisë gjermane, duke shtuar se uniteti i Sirisë duhet të ruhet.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page