top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PO PËRSHPEJTON DËRGESAT E RAKETAVE PATRIOT NË GJERMANI PËR TË LEHTËSUAR DËRGESAT NË UKRAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 3 min read
ree

Uashington, Amerikë | Administrata e Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), ka vendosur t'i japë përparësi Gjermanisë mbi Zvicrën në prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, duke i hapur kështu rrugën shitjes së dy baterive gjermane Ukrainës.


Tre zyrtarë qeveritarë, të cituar nga enti mediatik “Wall Street Journal”, e raportuan këtë.


Ky është hapi i parë konkret i ndërmarrë nga Pentagoni në mbështetje të Kievit që kur Presidenti Tramp (Trump) njoftoi më parë këtë muaj se ai favorizonte dërgimin e armëve të reja në vendin në luftë me Rusinë.


Sipas zyrtarëve, zëvendësimi i shpejtë i sistemeve Patriot gjermanë me furnizime të drejtpërdrejta nga Shtetet e Bashkuara synon të adresojë presionin në rritje të Ukrainës për të marrë më shumë mbrojtje kundër raketave dhe dronëve rusë, në një kohë kur linjat perëndimore të prodhimit po përpiqen të përballojnë kërkesën.


Plani është pjesë e strategjisë së Presidentit Tramp (Trump) për t'i detyruar aleatët e NATO-s të paguajnë për pajisjet ushtarake të furnizuara në Kiev, duke kufizuar shpenzimet e drejtpërdrejta nga Uashingtoni.


Mekanizmi mbështetet në atë që u bë në vitin 2024 nga administrata e ish-Presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden), i cili, i dha Kievit përparësi absolute për dorëzimin e interceptorëve anti-ajrorë.


Tani, sipas një zyrtari të lartë amerikan, administrata Tramp (Trump) synon të riorganizojë më tej dorëzimet e ardhshme të sistemeve të armëve, duke u dhënë përparësi vendeve anëtare të NATO-s që janë të gatshme të transferojnë pajisjet e tyre në Ukrainë.


Sipas burimeve të Pentagonit, Sekretari i Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth) do të diskutojë detajet e iniciativës së re përmes videokonferencës me homologët e tij të NATO-s të hënën, më 21 korrik, ndërsa një takim i veçantë me vendet që zotërojnë sisteme Patriot do të mbahet të mërkurën, më 23 korrik, i kryesuar nga Gjenerali Aleksus Grinkeuiç (Alexus Grynkewich), kreu i Komandës Supreme Aleate për Evropën.


Kievi aktualisht ka vetëm një numër të kufizuar baterish Patriot, të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera aleate.


Çdo sistem, i prodhuar nga RTX (ish Raytheon), përfshin lëshues, radar, një post komande dhe kontrolli dhe raketa interceptuese.


Sipas burimeve amerikane, qëllimi i administratës Tramp (Trump) është të negociojë marrëveshje dypalëshe me anëtarët e NATO-s për furnizime ushtarake me pagesë për Ukrainën.


Departamenti i Mbrojtjes do t'i koordinojë drejtpërdrejt këto marrëveshje, të cilat, do të shkojnë përtej sistemeve Patriot dhe do të përfshijnë armë si sulmuese ashtu edhe mbrojtëse.


Vendet e përfshira tashmë përfshijnë Gjermaninë, Mbretërinë e Norvegjisë, Mbretërinë e Danimarkës, Mbretërinë e Holandës, Mbretërinë e Suedisë, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Finlandën.


Një nga çështjet kryesore, megjithatë, mbetet koha e dërgesave.


Sipas burimeve evropiane dhe amerikane, Rusia mund të intensifikojë operacionet ushtarake në terren para skadimit të afatit 50-ditor të Presidentit Tramp (Trump) për të negociuar një marrëveshje, pas së cilës, do të vendosen sanksione dhe tarifa shumë të rëndësishme, duke përfshirë edhe kundër partnerëve tregtarë të Moskës.


Të hënën e kaluar, më 14 korrik, Sekretari Hegsëth (Hegseth) priti Ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius në Pentagon, me të cilin, diskutoi gjithashtu transferimin e sistemeve Patriot.


Presidenti Tramp (Trump) e përshkroi marrëveshjen si të përfunduar tashmë.


Ato po vijnë nga Gjermania”, u tha ai gazetarëve të nesërmen.


Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) konfirmoi se Ukraina së shpejti do të merrte edhe raketa me rreze të gjatë veprimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.


Gjenerali Grinkeuich deklaroi se urdhri ishte të vepronin sa më shpejt të ishte e mundur duke shtuar se po shqyrtoheshin dërgesa të mëtejshme të armëve.


Ky veprim shënon gjithashtu një ndryshim në qasje nga e kaluara.


Shtetet e Bashkuara nuk do të dhurojnë më armë, por, do t'ua shesin ato aleatëve që do t'ia furnizojnë Kievit.


Kemi një marrëveshje; ne do të dërgojmë armë dhe ata do të paguajnë për to; Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asnjë pagesë të drejtpërdrejtë”, deklaroi Presidenti Tramp (Trump) të hënën e kaluar gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.


Megjithatë, disa kryeqytete evropiane ende presin sqarime nga Uashingtoni mbi llojet e armëve, kohën e dorëzimit dhe kufizimet e mundshme për përdorimin e tyre në territorin rus.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page