BERAT | U ARRESTUAN SHEFQET DODOVECI; ZAÇE MERKAJ; SAFET MANAJ; LEFTER BEGAJ; NDEZËN ZJARR NË LAGJEN “UZNOVË” DHE NË FSHATRAT OSMËZEZË DHE DRENOVICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13
- 2 min read

Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Shefqet Dodoveci, me moshë 49 vjeç, autor i zjarrëvënies në lagjen Uznovë, Berat.
2- Z. Zaçe Merkaj, me moshë 56 vjeç, autor i zjarrëvënies në fshatin Osmëzezë, Berat.
3- Z. Safet Manaj, me moshë 53 vjeç, autor i zjarrëvënies në fshatin Drenovicë, Dimal.
4- Z. Lefter Begaj, me moshë 56 vjeç, autor i zjarrëvënies në fshatin Drenovicë, Dimal.
Njoftim | Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:
-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen "Uznovë", pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;
-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments