LAGJJA “KUSHTRIMI”; BERAT | RAMADAN HATIJA ME MOSHË 66 VJEÇ U GJET I PLAGOSUR POSHTË NJË OBJEKTI; VDIQ NË SPITAL; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJA NGA PAKUJDESIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 30
- 1 min read

Lagjja “Kushtrimi”, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën informacion se:
1- Z. Ramadan Hatija, me moshë 66 vjeç, banues në Berat, i cili, punonte për një subjekt tregtar në fushën e ndërtimit, u gjend i plagosur poshtë një objekti.
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
Njoftim | Berat/Informacion paraprak.
Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments