KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): KREDIA E BASHKIMIT EVROPIAN PREJ 90 MILIARDË € PËR UKRAINËN ËSHTË MESAZH VENDIMTAR PËR PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN; PËR 2 VJET LUFTË DALIN E TEPROJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Paketa financiare për Ukrainën është finalizuar.
Siç kisha shpresuar, Ukrainës i është dhënë një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh.
Këto fonde janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushtarake dhe buxhetore të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.
Ky është një mesazh vendimtar ndërsa shikojmë drejt fundit të luftës, sepse Putini do të bëjë lëshime vetëm kur të kuptojë se kjo luftë nuk është në interesin e tij më të mirë”.
Kjo u shkrua nga Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) në një deklaratë pas samitit të Bashkimit Evropian.
“Asetet e ngrira ruse do të mbeten të ngrira derisa Rusia t'i paguajë dëmshpërblimet Ukrainës.
Ne e kemi përgatitur tashmë terrenin për këtë javën e kaluar. Ukraina do të duhet ta shlyejë kredinë vetëm pasi Rusia të ketë paguar dëmshpërblimet.
Dhe e themi këtë shumë qartë; nëse Rusia nuk i paguan dëmshpërblimet, ne, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, do t'i përdorim asetet e ngrira ruse për të shlyer kredinë”, tha Kancelari Merc (Merz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments