BASHKIMI EUROPIAN KA HAPUR HETIM PËR KOMPANINË META PËR SHKELJE TË AKTIT TË SHËRBIMEVE DIXHITALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 30, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Komisioni Evropian ka nisur procedurat zyrtare për të vlerësuar nëse kompania Meta (ofruesja e Facebook-ut dhe Instagram-it), ka shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve evropiane.
Janë tre aspekte për të cilat Komisioni kërkoi urgjentisht një përgjigje nga kompania Meta, konkretisht;
1- Moderimi i papërshtatshëm i reklamave i shfrytëzuar për ndërhyrje dhe mashtrime të huaja.
2- Akses i pamjaftueshëm në të dhëna për monitorimin e zgjedhjeve.
3- Mjete të papajtueshëme për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















