BASHKIMI EUROPIAN DHE SERBIA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR VEPRIMTARINË E FRONTEX-it NË TERRITORIN SERB.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26, 2024
- 1 min read
Beograd, Serbi | Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, nënshkroi dje me Komisioneren e BE-së për Punë të Brendshme dhe Migracion, Ilva (Yllva) Johansson, e cila ishte për vizitë në Beograd, një marrëveshje bashkëpunimi në lidhje me veprimtarinë operacionale në Serbi të Fronteksit (Frontex), Agjencisë Europiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare.
Sipas marrëveshjes, forcat policore të Fronteksit do të mund të vendosen në Serbi, për të kontribuar kryesisht në luftën kundër imigracionit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments