BANORËT E FSHATRAVE TË NJËSISË ADMINISTRATIVE THUMANË PROTESTUAN PËR TË KATËRTËN HERË RADHAZI PRANË NËNKALIMIT TË AUTOSTRADËS “THUMANË-KASHAR” | KËRKOJNË NGA QEVERIA TË RREGULLOJË NJË COPË RRUGË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 minutes ago
- 1 min read

Fshati Thumanë, Krujë, Shqipëri | Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Thumanë protestuan sot për të katërtën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës “Thumanë-Kashar” për rreth një orë.
“Kemi dal në protestë për një rrugë 500 metra, na u prishën makinat, na u prish çdo gjë.
Ne do të dalim prap deri sa ta shtrojnë këtë copë rrugë.
500 metra rrugë janë, kalojnë kamionët e kanë prishur.
Sa më shpejt të na e shtrojnë, ne këtu do dalim deri sa ta shtrojnë.
Kemi disa kohë që protestojmë dhe nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi as nga bashkia as nga institucionet e tjera.
Në do ta vazhdojmë protestën, do e ndjekim situatën dhe në rrugë ligjore, se po e shohim që nuk po merret asnjë lloj vendimi nga asnjë institucion.
Do ti bëjmë peticion bashkisë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Shpresojmë që qeveria të reagoj edhe do e dëgjon zërin popullit, që i ka ardhur thika aty ku nuk mban.
Përderisa nuk na dëgjon njeri, ne do të vazhdojmë punën tonë, por unë gjykoj që boll më.
Pritja e ka një kufi, sa do presim ne. Autoritetet, shteti të vejë para përgjegjësisë firmën kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës”, thanë banorët protestues.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments