BULQIZË | BANORËT E FSHATRAVE KOÇAJ + KOKËRDHAK + KODRA E DANIT PROTESTUAN SOT PARA BASHKISË; JANË KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC-it (SIPAS TYRE U MERR UJIN DHE KULLOTAT E BAGËTIVE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Bulqizë, Shqipëri | Banorët e fshatrave Koçaj, Kokërdhak dhe Kodra e Danit protestuan sot para Bashkisë së Bulqizës për të kundërshtuar heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqes ku do të kalonte rrjeti i tubacionit dhe do të ndërtohej godina për një HEC.
Ata hynë me forcë në ambientet e bashkisë dhe kërkuan që Këshilli Bashkiak të mos e miratojë vendimin.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtyre zonave mobilizohen për pronën publike.
Në vitin 2018, ata ndaluan me forcë shfrytëzimin e Malit të Bardhë nga një kompani për prodhim peleti.
Banorët paralajmëruan se do të vazhdojnë të kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it me çdo kusht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments