FORCA AJRORE IZRAELITE GODITI UNIVERSITETIN E GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | “Si pjesë e sulmeve të mëngjesit të sotëm ndaj Iranit, avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite hodhën afërsisht 230 municione në disa vende ushtarake të regjimit”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Ynet”.
Ndër objektivat ishin Universiteti Qendror Ushtarak Imam Husein i Gardës Revolucionare, si dhe një strukturë magazinimi raketash me bunkerë dhe objekte lëshimi, si dhe një strukturë nëntokësore magazinimi dhe prodhimi raketash balistike, e cila, strehonte bunkerë dhe seli ushtarake.
Qindra forca të regjimit iranian operuan nga kjo strukturë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments