SHBA-ës SYNOJNË TË VENDOSIN NJË AEROPLANMBAJTËSE TË TRETË NË LINDJEN E MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë një aeroplanmbajtëse të tretë në Lindjen e Mesme”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Times of Israel” - duke cituar entin mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News).
Anija luftarake “USS George H.W. Bush” përfundoi trajnimin para-zbarkimit të enjten - e thënë kjo sipas Marinës Amerikane.
Instituti Detar Amerikan raportoi se aeroplanmbajtësja, anijet luftarake shoqëruese dhe krahu i saj ajror përfunduan stërvitjen e njësisë së përbërë, të cilën, që të gjitha grupet e sulmit të aeroplanmbajtësve duhet të kryejnë para se të certifikohen për detyra kombëtare.
“Grupi i sulmit të aeroplanmbajtësve pritet të vendoset së shpejti dhe të drejtohet drejt Mesdheut lindor, ku kohët e fundit ishte stacionuar USS Gerald R. Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë”, tha enti mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News).
Aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford” u pa duke kaluar nëpër Kanalin e Suezit të enjten dhe tani është në Detin e Kuq, sipas fotove të botuara nga ushtria amerikane.
Ndërkohë, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” mbetet e stacionuar në Detin Arabik për sulme kundër Iranit gjatë luftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments