BANORËT E BËRXULLIT DALIN NË PROTESTË | BASHKË ME TA EDHE FËMIJËT E MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 10, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Banorët e Bërxullës po protestojnë për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, duke bllokuar rrugën.
Në protestë u janë bashkuar edhe fëmijët e tyre të mitur, të cilët nuk kanë shkuar në shkollë.
Parrullat e protestës janë: “Po na vrisni të ardhmen”, “Prona është pasuria jonë”.
Një prej banorëve që doli në protestë kundër projektit “Thumanë-Kashar”, i ka rënë të fikët.
Në vendin e protestës nuk ka ambulancë.
Ai u transportua në spital me një automjet policie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments