top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANKAT PO BLEJNË METALE TË RUSISË ME TON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 30, 2023
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Banka amerikane Citigrup (CityGroup) ka qenë një nga blerësit më aktivë të aluminit rus, në bursën e metaleve të Londrës, në muajt e fundit.


Bankat perëndimore dhe tregtarët janë gati të bëjnë marrëveshje të reja për metalet ruse.


Në mënyrë që të mos kenë nevojë të blejnë direkt nga Rusia, ata bëjnë një rrugë të tërthortë përmes Londrës.


Aty mund të presësh fitime të mëdha.


Gati dy vjet pas pushtimit të Ukrainës, një pjesë e vogël e bankave dhe tregtarëve perëndimorë janë gjithnjë e më të gatshëm për të arritur marrëveshje të reja për metalet ruse, duke shfrytëzuar mundësitë e fitimit ndërsa konkurrentët frenohen.


Pas Luftës së Ftohtë, Raiffeisen Bank International ishte një nga të parat që u përfshi në Evropën Lindore.


Modeli i biznesit të Austrisë po arrin kufijtë e tij në luftën në Ukrainë.


Marrëveshjet tregojnë se si disa tregtarë po lundrojnë në turrën e sanksioneve dhe kufizimeve të tjera kundër Rusisë për të ruajtur aksesin në burimet e saj minerale.


E gjithë kjo vjen mes mesazheve kontradiktore nga qeveritë perëndimore nëse duan që kompanitë të tregtojnë lëndë të parë ruse.


Në një kohë kur shumë njerëz e kanë të vështirë të fitojnë para në tregtimin e metaleve, tregtimi i lëndëve të para ruse është një nga fushat e pakta ku është e mundur të arrihet një fitim solid, thotë kreu i një shtëpie tregtare, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Bllumbërg (Bloomberg).


Kontrata të reja për tonelata nikel dhe alumin nga Siberia.


Nuk ka kufizime të përgjithshme në tregtinë e metaleve ruse, dhe transaksionet nuk prekin kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së, ose Evropës.


Por, në sektorin e metaleve, mallrat ruse kanë qenë një çështje e ndjeshme, pasi shumë blerës perëndimorë, u tërhoqën - duke çuar në një rritje të mprehtë të shitjeve në Azi, ndërsa prodhuesit rivalë lobuan pa sukses për të ndaluar dërgesat e pasanksionuara nga Bursa e Metaleve në Londër (LME).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page