top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AVELLINO; KAMPANJË; NAPOLI | NJË TJETËR GRABITJE BANKOMATESH U KRYE NGA BANDA KRIMINALE “MARMOTTA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 3
  • 1 min read

Avellino, Kamapanjë, Napoli, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Një tjetër sulm u krye ndaj bankomateve në provincën e Avellinos, pas atij të kryer të enjten e kaluar në Shën Engjëllin e Lombardëve (Sant'Angelo dei Lombardi).


Një degë banke në Calitri përfundoi në shënjestër të bandës kriminale “Marmotta”.


Duke përdorur një ngarkesë shpërthyese të futur në bankomat, hajdutët arritën të vidhnin paratë.


Sulmi ndodhi pak pas orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në Sheshin Salvatore Skoka (Piazza Salvatore Scoca), pranë zyrës postare vendore.


Shuma e vjedhur ende nuk është përcaktuar.


Karabinierët dhe Brigada e Zjarrfikësve iu përgjigjën vendit të ngjarjes.


Shpërthimi dëmtoi bankomatin.


Qershorin e kaluar, një sulm i ngjashëm në një tjetër bankomat në qytetin pranë Irpinias u siguroi hajdutëve 30 mijë €.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page