AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT: QEVERIA NUK PO MIRATON VKM-në PËR PROCESIN QË LIDHET ME PERSONAT E ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në Seancën e Raportimit 2023, duke e gdhirë e premte, kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Genta Sula, i është përgjigjur deputetes së Shkodrës, Emilia Koliqi, lidhur me avancimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste.
Znj. Sula theksoi se, pavarësisht se VKM-ja për këtë çështje ende nuk është miratuar, AIDSSH-ja po vazhdon të punojë duke shfrytëzuar mundësitë që i jep ligji.
Ajo informoi se drafti i VKM-së është përgatitur dhe diskutuar me grupet e interesit, por pritet miratimi nga ministritë përkatëse.
Kryetarja e AIDSSH-së tha se janë identifikuar disa vendvarrime të dyshuara në Shkodër, si pranë varrezave të Rrmajit, në Kuç të Shkodrës, si dhe në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, ku dyshohet se gjenden eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist.
Ajo shtoi se po mblidhen dëshmi dhe rrëfime nga familjarët për të konkluduar vendet e mundshme të varrezave të të zhdukurve.
Znj. Sula theksoi se, pavarësisht pengesave, AIDSSH-ja nuk rri në pritje, por vijon me procesin, ndërsa bën thirrje për një presion pozitiv nga opinioni publik dhe Kuvendi, në mënyrë që qeveria tëndërmarrë këtë aksion.
Ajo shprehu shpresën se familjarët e të zhdukurve nuk do të humbin besimin në këtë proces.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments