AUTORITETET SHTETËRORE UKRAINASE KUNDËRSHTOJNË DEZINFORMATAT E RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21, 2023
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Forcat ruse janë të pranishme në Bakhmut, por qyteti nuk është pushtuar. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), gjatë konferencës për shtyp që po zhvillohet në Hiroshima, në fund të pjesëmarrjes së tij në samitin e “G7”. “Deri më sot, Bakhmuti nuk është i pushtuar nga Federata Ruse: nuk ka interpretime të ndryshme të këtyre fjalëve”, shtoi z. Zelenski. Oleksandër Syrskyj, komandanti i ushtrisë ukrainase, konfirmoi në Telegram: “Ukraina kontrollon një pjesë të vogël të zonës urbane lindore të Bakhmutit”. “Edhe nëse tani kontrollojmë vetëm një pjesë të vogël të Bakhmutit, mbetet e rëndësishme të garantojmë mbrojtjen e tij”. Sipas z. Syrskyj, ekziston ende mundësia për të hyrë në qytet nëse situata ndryshon. Dhe kjo do të ndodhë patjetër, tha ai.

___.png)














Comments