AUTORITETET MEKSIKANE DENONCUAN SE 10 MIGRANTËT VDIQËN NË AMBIENTET E PARABURGIMIT TË SHËRBIMIT AMERIKAN TË IMIGRACIONIT DHE DOGANAVE (ICE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës shprehu zemërimin dhe shqetësimin e saj për vdekjen e dhjetë (10) qytetarëve meksikanë nën paraburgimin e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Nënsekretari i Shtetit për Amerikën e Veriut Roberto Velasko (Velasco) e deklaroi këtë në një konferencë për shtyp, duke specifikuar se midis 20 janarit dhe 23 tetorit, dhjetë vdekje të qytetarëve meksikanë u regjistruan në operacionet e kryera nga ICE.
“Rasti i fundit i raportuar – denoncoi z. Velasko (Velasco) - është ai i një personi që vdiq të premten në mëngjes gjatë një operacioni të kryer nga agjentët e ICE në San Bernardino, Kaliforni”.
Për secilin rast, ne i dërguam nota verbale Ambasadës së ShBA-ës në Meksikë, duke kërkuar një hetim transparent dhe të plotë.
“Padyshim, ne kërkojmë që shkaqet që çuan në këto vdekje shumë të ndjeshme të hetohen plotësisht”, shpjegoi Nënsekretari.
Ai shtoi se që nga fillimi i administratës Tramp (Trump) në muajin janar, janë raportuar 169 operacione të ICE-së, në të cilat janë arrestuar 2382 qytetarë meksikanë, ndërsa 116320 migrantë janë riatdhesuar në Meksikë, nga të cilët, 93153 kanë marrë ndihmë konsullore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments