SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS DHE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS U DAKORDËSUAN TË LUFTOJNË KRIMIN E ORGANIZUAR TRANSNACIONAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Meksiko Siti (Meksiko City), Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Qeveritë e Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara riafirmojnë bashkëpunimin e tyre në siguri, bazuar në parimet e reciprocitetit, respektit për sovranitetin dhe integritetin territorial, përgjegjësisë së përbashkët dhe të diferencuar dhe besimit të ndërsjellë”.
Kjo është deklarata e përbashkët e lëshuar në përfundim të takimit të mbajtur në Meksiko Siti (Mexico City) midis Presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum dhe Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio.
“Qëllimi - vazhdon deklarata - është të punojmë së bashku për të çmontuar krimin e organizuar transnacional përmes bashkëpunimit të zgjeruar midis institucioneve tona përkatëse të sigurisë kombëtare, zbatimit të ligjit dhe autoriteteve gjyqësore”.
Deklarata gjithashtu njofton krijimin e një grupi të nivelit të lartë, i cili, do të takohet rregullisht për të monitoruar angazhimet dhe veprimet e dakordësuara, duke përfshirë masat për të luftuar kartelet, për të forcuar sigurinë kufitare, për të eliminuar tunelet kufitare klandestine, për të adresuar flukset financiare të paligjshme, për të luftuar vjedhjen e karburantit dhe për të ndërprerë trafikimin e drogës dhe armëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments