AUTORITETET HEQIN LULET TE MURI I TRISHTIMIT NË MOSKË | QYTETARËT VENDOSIN TË TJERA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 18, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Në Moskë, vazhdojmë për të tretën ditë radhazi të kujtojmë z. Aleksei Navalni (Alexey Navalny), duke vendosur lule në këmbët e Murit të Trishtimit, një monument kushtuar viktimave të represionit sovjetik.
Policia ka rrethuar sheshin në të cilin qëndron monumenti, dhe po kontrollon çantat e të atyre që duan të përkujtojnë disidentin që vdiq në burg, në veriun e largët, ku u mbyll për arsye politike.
Lulet, qirinjtë dhe mesazhet e vendosura dje, para monumentit, duket se janë hequr, por, lule të tjera vazhdojnë të vendosen nga qytetarët përpara memorialit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments