top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALIA U BË VENDI I PARË NË BOTË QË NDALON RRJETET SOCIALE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 16 VJEÇ DUKE FILLUAR NGA SOT (10.12.2025).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Sideni, Australi | Fëmijët dhe të rinjtë duhet të mbrohen nga algoritmet grabitqare të mediave sociale.


Dhe për këtë arsye, duke filluar nga 10 dhjetori, të paturit e një profili personal në Instagram, TikTok, Threads ose platforma të tjera të ngjashme do të ndalohet në Australi për këdo nën moshën 16 vjeç”.


Për kryeministrin e vendit, Entëni Ellbëniz (Anthony Albanese), masa synon t'u lejojë të rinjve të shijojnë fëmijërinë e tyre dhe prindërve të kenë qetësi shpirtërore.


Qeveria australiane është e para në botë që prezanton një masë të tillë.


Në mënyrë specifike, rregullat e reja ndikojnë në dhjetë platforma të mediave sociale si:

1- Instagram.

2- Facebook.

3- Threads.

4- X.

5- Snapchat.

6- Kick.

7- Twitch.

8- TikTok.

9- Reddit.

10. YouTube.


Zbatimi i tyre dhe sigurimi që ndalimi të zbatohet në mënyrë efektive do të jetë përgjegjësi e kompanive që i operojnë ato.


Ata që nuk marrin masa të arsyeshme për të bllokuar aksesin për personat nën 16 vjeç do të përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë (28 milionë euro).


Prindërit dhe fëmijët nuk do të mbahen përgjegjës për shkeljet.

 

Propozimi për të ndaluar mediat sociale virtuale për personat nën 16 vjeç u paraqit nga deputeti laburist Ellbëniz (Albanese) në mujain shtator të vitit 2024, duke fituar mbështetje nga opozita dhe publiku.


Më pas u miratua nga Parlamenti një vit më parë, dhe ishte planifikuar të hynte në fuqi më 10 dhjetor 2025.


Megjithatë, mediat lokale theksojnë se jo të gjithë janë të bindur se masa do të funksionojë.


Nuk jam e sigurt”, tha rivalja aktuale kryesore e kryeministrit, Sjuzn Li (Sussan Ley), udhëheqësja e opozitës.


E kemi ditur që në fillim se ky proces nuk do të jetë 100% perfekt”, pranoi Kryeministri Ellbëniz (Albanese).


Por mesazhi që përmban ky ligj është 100% i qartë.


Kryeministri australian pohon se, në disa raste, mirëqenia e të rinjve është shkatërruar nga më e keqja e mediave sociale, duke kujtuar gjithashtu përvojat e prindërve që po përjetojnë dhimbjen shkatërruese të humbjes së fëmijëve që kanë qenë viktima të situatave serioze si ngacmimi kibernetik.


Ai u bëri thirrje fëmijëve dhe të rinjve që t'i përdorin më mirë orët e kaluara më parë duke shfletuar telefonat e tyre.


Merrni një sport të ri, mësoni të luani një instrument ose lexoni një libër”, sugjeroi ai, duke theksuar në veçanti nevojën për të kaluar kohë cilësore me miqtë dhe familjen.


Ndërsa nuk e mirëpresin masën, shumica e platformave të mediave sociale të prekura tashmë kanë deklaruar publikisht gatishmërinë e tyre për t'u pajtuar.


Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që disa të përpiqen ta sfidojnë ligjin e ri në gjykatë.


Siç thekson enti emdiatik “BBC”, kufizimet për përdorimin e mediave sociale nga të miturit ekzistojnë edhe në vende të tjera, megjithëse asnjëra aktualisht nuk ka një ndalim të plotë.


Malajzia, Spanja dhe Norvegjia janë disa nga vendet ku masa të ngjashme me atë australiane janë në diskutim.


Në Itali, ku janë në shqyrtim disa propozime legjislative, mosha minimale për hapjen e një profili në mediat sociale është aktualisht 14 vjeç, ndërsa ata nën këtë moshë kërkojnë pëlqimin e prindërve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page