top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI | KRYEMINISTRI (ME GJAK SHQIPTAR) ENTËNI ELLBËNIZ (ANTHONY ALBANESE) URDHËROI REFORMË NË POLICI DHE NË SHËRBIMET E INTELIGJENCËS PAS SULMIT TERRORIST ISLAMIK NË PLAZHIN BONDI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Sideni, Australi | Kryeministri australian Entëni Ellbëniz (Anthony Albanese) tha se kishte urdhëruar një rishikim të komunitetit të policisë dhe inteligjencës pas sulmit në plazhin Bondi.


Qeveria do të shqyrtojë nëse ka fuqitë dhe strukturat e duhura për të siguruar sigurinë e australianëve pas sulmit të tmerrshëm terrorist antisemit në plazhin Bondi”, tha Kryeministri Ëllbeniz (Albanese) në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).


Sonte, një javë pas sulmit terrorist në Bondi, do të mbajmë një minutë heshtje dhe do të ndezim një qiri për të kujtuar viktimat.


Për komunitetin tonë hebraik, dhimbja është e thellë. Për njerëzit në të gjithë vendin, tronditja është ende e thellë.


I nxis të gjithë australianët të bashkohen me ne në nderimin e viktimave dhe në mbështetjen e familjeve në zi.


Së bashku ne do të luftojmë kundër antisemitizmit në të gjitha format e tij”, tha Kryeministri Ëllbeniz (Albanese).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page