AUSTRALI | NË MBARË VENDIN PO MBAHEN PROTESTA ME RASTIN E VIZITËS SË PRESIDENTIT TË SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Sidnei, Australi | Mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë Australinë të hënën për të protestuar kundër mbërritjes së Presidentit të Shtetit të Izraelit Isak (Isaac) Herzog, i cili, është në një udhëtim në shumë qytete ku synon të shprehë solidaritet me komunitetin hebraik të Australisë - pas një sulmi vdekjeprurës masiv vitin e kaluar.
Presidenti Herzog po viziton Australinë këtë javë pas një ftese nga kryeministri australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese), pas të shtënave masive të 14 dhjetorit, në një aktivitet të Hanukkah-ut, në plazhin Bondi, të Sidneit, ku mbetën të vrarë 15 veta.
Protestuesit e akuzojnë Presidentin Herzog se është bashkëfajtor për vdekjet e civilëve në Gazë.
Grupet pro-Palestinë kanë organizuar protesta në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments