top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI: MBËRRIN MONEDHA ME FYTYRËN E MONARKUT BRITANIK KARLI I TRETË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 8, 2023
  • 1 min read

Updated: Aug 25


ree

Melburn, Australi | Për herë të parë në 70 vjet, Australia do të presë monedha me një sovran të ri.


Procesi i prerjes së monedhave të reja ka filluar tashmë disa kohësh, më parë në Mbretërinë e Bashkuar: tani është radha e Australisë.


Për herë të parë në 70 vjet, Kanberra (Canberra) do të miratojë një monedhë me një Mbret.


E para, që do të hyjë në qarkullim, do të jetë monedha një dollarshe, që paraqet imazhin e Karlit III (Charles III).


Ky emërtim do të jetë në qarkullim qysh në periudhën e Krishtlindjeve, siç njoftoi zëvendësministri i Thesarit Endrju Leif (Andrew Leigh).


Për monedhat e tjera do të duhet pritur deri në vitin 2024.


Sovrani ka zgjedhur (njësoj si disa mbretër të mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga mbretëresha”, të mos mbajë një kurorë në portretin e tij, siç shpjegohet nga Prodhuesi Australian i Monedhave Mbretërore (PAMM), dhe sipas traditës, fytyra e tij, do të jetë në drejtim të kundërt, me atë të paraardhësit të tij.


Jo të gjitha kombet e Kamënuellthit (Commonwealth) do të kenë të njëjtën monedhë.


Figura është dizenjuar me miratimin mbretëror.


Monedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeta e II (Elizabeth II), të miratuara me ligj përkujtimor, do të mbërrijnë gjithashtu në vitin 2024.


Prodhuesi Britanik i monedhave Mbretërore, emetuesi zyrtar i monedhës britanike, ka nxjerrë tashmë monedhën e parë me figurën e Karlit të Tretë (Charles III).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page