top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALIA FUQIZON LIDHJET ME FILIPINET PËR T’I BËRË BALLË KINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25, 2023
  • 2 min read

ree

Sidnei, Australi | Australia ka një interes sigurie në Detin e Kinës Jugore, dhe do të punojë më ngushtë me Filipinet, në patrullimet e përbashkëta, tha të premten ministri i mbrojtjes i Australisë, Riçërd Merles (Richard Marles), teksa vëzhgonte stërvitjet ushtarake.


Më shumë se 2000 anëtarë të personelit të mbrojtjes australiane dhe filipinase po marrin pjesë në stërvitjet e uljes dhe sulmit ajror amfib, me dy anije të marinës australiane, HMAS Canberra dhe HMAS ANZAC, duke kryer stërvitje dypalëshe me Marinën Filipine.


Stërvitjet e përbashkëta, të parat për të dy kombet, vijnë në mes të tensioneve të ripërtërira midis Filipineve dhe Kinës, në Detin e Kinës Jugore.


Ministri i Mbrojtjes tha në komentet për radion ABC se ka një “marrëdhënie shumë të konsiderueshme në rritje të mbrojtjes midis dy vendeve tona”, dhe se Australia dëshiron më shumë patrulla së bashku me Marinën e Filipineve.


Shumica e tregtisë së Australisë kalon përmes Detit të Kinës Jugore, dhe respektimi i rregullave ndërkombëtare, është një interes i përbashkët strategjik me Filipinet, tha ai.


Australia mund t'i shkaktojë shumë dëme, përpara se ndonjë kundërshtar i mundshëm, të shkelë në brigjet tona, dhe ruajtja e rendit të bazuar në rregulla në Azinë Juglindore, ruajtja e sigurisë kolektive të Azisë Juglindore, është thelbësore për ruajtjen e sigurisë kombëtare të vendit tonë”, tha ai.


Australia, Japonia dhe Filipinet kryen një patrullë të përbashkët javën e kaluar, megjithëse një anije e marinës amerikane nuk mori pjesë siç ishte planifikuar, tha ai.


Kryeministri australian Entëni Ëllbeneze (Anthony Albanese) ka thënë se do të bëjë vizitën e parë të një lideri australian në Filipine, në 20 vjet, muajin e ardhshëm, për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.


Në vitin 2016, një vendim arbitrazhi ndërkombëtar zhvlerësoi pretendimin gjithëpërfshirës të Kinës për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore.


Filipinet, Malajzia, Vietnami, Brunei dhe Tajvani kanë pretendime për zona të caktuara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page