RRËZOHET AVIONI NË AUSTRALI | 3 MARINSA AMERIKANË TË VDEKUR + 5 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27, 2023
- 2 min read
Një V-22 Osprey mbërrin në kuvertën e fluturimit të aeroplanmbajtëses USS Nimitz në Oqeanin Paqësor. (Foto e marinës amerikane).

Sidnei, Australi | Tre marinsa amerikanë vdiqën në një aksident avioni në brigjet e Australisë veriore, dje, të dielën, ndërsa transportonin trupa gjatë një stërvitje rutinë ushtarake, thanë zyrtarët kompetentë. Pesë të tjerë u “transportuan në spitalin Rojëll Doruin (Royal Darwin) në gjendje të rëndë”, u tha në një deklaratë për shtyp. Ata ishin në mesin e 23 marinsave në aeroplanin MV-22B Osprey - me rotor - që u rrëzua, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shkaku i rrëzimit po hetohej. Përplasja ndodhi në ishujt e largët Tiui (Tiwi) rreth orës 9:30 të mëngjesit. Kryeministri australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) e quajti incidentin “tragjik”, duke thënë se Osprey po mbështeste stërvitjen ushtarake të koduar “Exercise Predators Run 2023”.
Asnjë efektiv nga personeli ushtarak australian nuk ishte i përfshirë në aksident, tha ai. “Fokusi ynë si qeveri, dhe si departament i mbrojtjes, është shumë në reagimin ndaj incidentit, dhe në sigurimin që çdo mbështetje dhe ndihmë të jepet në këtë kohë të vështirë”, tha kryeministri në një konferencë shtypi, të planifikuar më parë në Australinë Perëndimore.
Rreth 2500 efektivë ushtarakë nga Australia, SHBA, Filipinet, Indonezia dhe Timori Lindor morën pjesë në stërvitje.
SHBA dhe Australia, aleatë kyç në Paqësor, kanë rritur bashkëpunimin ushtarak në vitet e fundit, përballë një Kine gjithnjë e më të sigurt.
“Personeli australian dhe ai amerikan kanë qëndruar krah për krah për më shumë se një shekull”, tha kryeministri Ëllbeniz (Albanese), dhe ministri i Mbrojtjes Riçërd Merles (Richard Marles) në një deklaratë.
“Ky incident është një kujtesë e rëndësisë së shërbimit të ndërmarrë nga personeli ynë, dhe ata të vendeve tona partnere”, theksoi ai.
Katër ushtarë australianë u vranë muajin e kaluar gjatë stërvitjeve të mëdha dypalëshe kur helikopteri i tyre u rrëzua në oqean në brigjet e Kuinslendit (Queensland).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments