ATHINË | U ARRESTUAN ROMEO QOSJA; LEFTER TOÇI; MARIOL (ARSEN OSE MARJEL) TOSKA OSE TOJKA; FATBARDHA SHEHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Aitoloakarnanias arrestuan:
1- Z. Romeo Qosja, me moshë 42 vjeç.
2- Z. Lefter Toçi, me moshë 42 vjeç.
3- Z. Mariol (Arsen ose Marjel) Toska ose Tojka, me moshë 38 vjeç.
4- Znj/znjsh. Fatbardha Shehi, me moshë 35 vjeçe.

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
2- Municion luftarak (52 fishekë).
3- Etj, …

Ata dhe ajo konsiderohen të përfshirë në:
1- “Grabitje”.
2- “Armëmbajtje pa leje”.
3- “Ushtrim dhune ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments