ATHINË | BLERIM BUCI DHE BESMIR BUCI U ARRESTUAN; VENDOSJE LËNDE PLASËSE TE KLUBI I NATËS “JACKY.O”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 23
- 1 min read

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) arrestuan:
1- Z. Blerim Buci, me moshë 41 vjeç.
2- Z. Besmir Buci, me moshë 32 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në vendosje lënde plasëse ndaj klubit të natës “Jacky.O”, në Athinë (në datën 07.10.2025).
Nga hetimet penale paraprake kumtohet se akti kriminal u krye për llogari të palëve të treta (kundrejt një pagese prej disa mijëra €; rreth 5000); për motive që lidhen me dominimin në territor.
Hetimet penale paraprake ndaj tyre janë duke u thelluar.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments